6 mënyra për të rënë nga pesha.

Kontrollimi i sasisë së ushqimit Studimet tregojnë se të shënoni (ose regjistroni me telefon) ushqimet tuaja mund të ju ndihmojnë të bini 5 për qind nga pesha juaj.

Kujdesi me ushtrimet

Ushtrimet që aktivizojnë të gjithë muskujt e trupit janë më "idealet", por gjithmonë pa e tepruar.

Konsumimi i vitaminës C

Konsumimi rregullisht i 500 miligramë ose më shumë vitaminë C mund të ju ndihmojë të humbni rreth 30 për qind më shumë yndyrë ndërsa bëni ushtrime.

Ushtrime me miqtë

Miqtë tuaj mund të ju ndihmojnë në rënien nga pesha. Një mik ose mikeshë e cila ka të njëjtin qëllim si ju (të bieni nga pesha) është një "faktor" pozitiv që ndikon jo vetëm që të realizoni më mirë ushtrimet tuaja por mund të ju ndihmojë të shkrini më shpejt kaloritë e tepërta.

Provoni "ylberin"

Duke përdorur fruta dhe perime në dietën tuaj do të ju ndihmojë të prisni nivelin e lartë të kalorive që merrni. Doktorët këshillojnë të ndiqni "ylberin" e frutave dhe perimeve.

Merrni frymë

Në një situatë stresi, shumica kërkon për një zëvendësim me kalori, por një frymëmarrje e thellë (ose frymëmarrje sipas Jogës) do të ju qetësojë. Kur jeni të qetësuar e ndjeni më pak oreksin. (albeu.com)




No comments:

Post a Comment