170 milionë euro për Ronaldon.

Drejtuesit e Mançester Sitit, dëshirojnë më çdo kushte që gjatë verës në skuadrën e “qytetit”, ta sjellin yllin e Real Madridit, Kristiano Ronaldon, raportojnë mediat britantike.

Sheiket e Sitit, janë të gatshëm të ofrojnë më pak se 170 milionë euro, që do të ishte transferimi më i madh i të gjithë kohërave në futbollin botëror.
Raportohet se Siti, përveç kësaj ofertë të bujshme, portugezit i ofron pagën 23.5 milionë euro në vit.
Siti në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe skuadra e Roberto Mançinit, është e gatshme të shpenzon para të shumta në mënyrë që ekipin ta përforcojë sa më shumë për sfidat që e presin.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment