Zbulohen piramidat më të vjetra në Peru

Arkeologët peruanë kanë zbuluar kohë më parë në veri të xhunglave të Perusë dy komplekse piramidale të vjetra mbi 4.000 vjet, të cilat nëse përcaktimi i datës së vjetërsisë së tyre është i saktë, atëherë ato janë tempujt më të vjetër të zbuluar në këtë vend të Amerikës Jugore.
Zbulimi i dy komplekseve antike, i cili është bërë në afërsi të qytetit Haen, është dëshmi se arkitektura monumentale me mijëra vite para ardhjes së spanjollëve, ishte përhapur përtej Andeve dhe kishte ardhur deri te xhunglat, shkruan revista “Arkeologjia”.
Të dyja zbulimet, Monte Grande dhe San Isidro, ishin të mbuluara me vegjetacion dhe banorët lokalë i kishin përdorur si vend për hedhjen e mbeturinave para se arkeologët të nisnin gërmimet.
Udhëheqësi i ekipit, arkeologu peruan Kvirinjo Olivera thotë se tempujt janë pjesë e kulturës së hershme Brakamoros – konfederata e fiseve amazone, të cilat kanë jetuar në kufirin e sotëm ndërmjet Perusë dhe Ekuadorit.
Sipas tij, zbulimi i këtyre tempujve paraqet një fakt për ekzistimin e civilizimeve më të hershme në Peru.
“Një gjë kaq e vjetër nuk kemi gjetur as në Ande dhe askund tjetër”, ka thënë Olivera.
Arkeologët kanë gjetur pjesë të komplekseve gjigante – mure të trasha, rampa dhe dëshmi të ndërtimit që ka zgjatur të paktën 2.800 vjet.
“Njerëzit kanë menduar se arkitektura monumentale kurrë nuk ka arritur deri në xhungël. Ky zbulim tregon se kjo në fakt ka ndodhur”, ka thënë Olivera.
Ai thotë se për ndërtimin e këtyre strukturave njerëzit e asaj kohe është dashur që të njohin inxhinierinë dhe dizajnin, si dhe të kenë fuqi të madhe pune dhe stabile.
“Deri më tash kemi besuar se ata kanë jetuar në kolibe”, shprehet ai.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment