Takimi i radhës i CEFTA-s në Prishtinë

Në fund të këtij muaji, në Prishtinë, mbahet takimi i radhës i përfaqësuesve të vendeve anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore. Ky është takimi i parë që mbahet në Kosovë, pas dy takimeve që janë mbajtur në Bruksel, prej fillimit të këtij viti, ku Republika e Kosovës kryeson këtë mekanizëm ndërkombëtar. Ky është takimi i parë që do të mbahet në Prishtinë, që nga fillimi i vitit, kur Republika e Kosovës ka marrë presidencën e këtij mekanizmi ndërkombëtar.
Flamur Keqa, drejtor i departamentit të tregtisë, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tregon se tashmë kanë dërguar ftesat për pjesëmarrje të të gjitha vendeve anëtare të këtij institucioni, duke përfshirë edhe Serbinë dhe Bosnje – Hercegovinën.
Por, Serbia dhe Bosnja që nga viti 2008, kanë bllokuar të gjitha mallrat që mbajnë vulat e Republikës se Kosovës. Mallrave me këtë vulë nuk lejohet madje as transit, të kalojnë në territorin e këtyre dy shteteve.
Zgjidhja e kësaj çështje do të diskutohet në takimin e zëvendës ministrave, pohon Keqa, dhe shton se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka paralajmëruar se do të vendosë taksë doganore prej 10 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.
Mesi i këtij muaji, ishte paralajmëruar si afat për fillimin e zbatimit të taksave doganore, nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari- Lila.
Megjithatë, Flamur Keqa, thotë se vendimi për zbatimin e taksave varet nga rezultatet e dialogut Prishtinë- Beograd.
Republika e Kosovës, këtë vit, kryeson Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, mekanizëm ky që në 2010-ën është udhëhequr nga Serbia.


(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment