Xhoana Xheneti: S’jam lesbike, shqiptarët shpifin

Xhoana Xheneti, këngëtarja dhe modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është irrituar shumë këto ditë nga një thashethem i shpërndarë në mediat shqiptare. Sipas një shkrimi që ka bërë “scoop”, bukuroshja nga Tirana që prej vitesh jeton në SHBA, ku merret me muzikë dhe modelim, është lesbike dhe kjo i dedikohet vetëm faktit që është kapur në disa foto shumë hot me një vajzë vietnameze të quajtur Bao Tranchi, gjatë një party.



A ka të vërtetë në këtë mes, aq më tepër që fotot, edhe pse mund të jenë realizuar në ndonjë moment pikant në pub (ndoshta vajzat kanë qenë paksa të dehura dhe të çliruara nga komplekset), janë realizuar nga vetë protagonistet dhe nuk i ka shkrepur asnjë paparac në befasi?! Përgjigjen na e ka dhënë vetë Xhoana, sikurse vijon…



“Sipas disa tabloideve shqiptare, unë qenkam lesbike. Sa qesharake, qenkan më keq se tabloidet në Amerikë. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por nuk jam lesbike”, ka theksuar Xhoana, ndërsa shoqja e saj, vietnamezja Bao, edhe pse me vështirësi e ka kuptuar se për çfarë bëhej fjalë (për shkak të shqipes), e ka marrë me sportivitet dhe humor këtë çështje, duke mos i rezervuar edhe talljet madje. Xhoana Xheneti, e cila ka realizuar disa këngë dhe gjithashtu realizon herë pas here shërbime fotografike të shkëlqyera, është motra e Evis Xhenetit, e cila merret me aktrim në USA dhe që së fundi u fejua me kitaristin e grupit “Korn”, James Shaffer.



Për Xhoanën dhe Evisin, lidhjet me personazhe të njohur të botës së spektaklit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsoliduar ndër vite, duke e bërë kësisoj më të lehtë për të ecur përpara. Fatmirësisht, dyshja nuk e ndiejnë aspak peshën e paragjykimit të të qenit shqiptare. Xhoana është prezantuar më herët edhe si modele, derisa ka kristalizuar bindjen se e ardhmja e saj, për të cilën ajo duhet të investojë, është në botën e muzikës.
(vipat.info)

No comments:

Post a Comment