Xhemaili afër Napolit.

Mesfushori i Parmës, shqiptari Blerim Xhemaili është fare pranë transferimit në skuadrën e Napolit.
Mediat italiane të dielën pasdite raportojnë se drejtuesit e Napolit, janë fare pranë marrëveshjes më shqiptarin, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Parmës.
Reprezentuesi i Zvicrës, Blerim Xhemaili, ishte huazuar në skuadrën e Romës, ndërkohë që raportohet se ai brenda javës se ardhshme do të firmosë kontratën me skuadrën e Napolit.
Xhemaili me skuadrën e Napolit do të ketë rastin që në edicionin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.

(rtv21.tv)



No comments:

Post a Comment