Vullkani vë në dyshim ndeshjen Argjentinë-Shqipëri

Vullkani "Puyehue" ka shpërthyer në pjesën qendrore të Kilit, teksa hiri ka shkuar deri në 10 kilometra lartësi. Kjo e ka nxitur qeverinë që të evakuojë disa mijëra banorë të zonës ku janë edhe tre vullkane të tjera.

Shpërthimi në vullkanin që gjendet rreth 920 kilometra në jug të kryeqytetit, Santiago, ka nxitur autoritetet në Kili që të mbyllin një pjese kalim kufitar për në Argjentinë.

Nëse situata rëndohet, mund të vërë në dyshim zhvillimin e miqësores së 20 Qershorit Argjentinë-Shqipëri, pasi rruga e vetme e kuqezinjve drejt Buenos Airesit është fluturimi për avion./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment