Vret gjyshen e të dashurës, tenton ta shkrijë me acid

Një djalë i moshës 23 vjeçare ka ekzekutuar gjyshen e të dashurës në moshën 75 vjeçare.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Romë ku autori i kësaj ngjarje ka tentuar të heqë trupin e së moshuarës duke i derdhur acid sipër.

Ky rast është pikasur nga video-sigurimi, ku i riu ishte paraqitur në shtëpinë e viktimës ditën e ditëlindjes.

Ndërkaq sipas policisë së Romës në trupin e viktimës u gjetën prerje të ndryshme
Ndaj ekzekutorit të së moshuarës, nga ana e policisë dhe prokurorisë u morën masa për ta lënë në burg ndërsa nuk bëhen ende të ditura arsyet e kësaj ngjarje.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment