Vijon djegia e gomave

Edhe pas denoncimeve në media askush nuk ka ndalur djegien e gomave të makinave në furrat e gëlqeres në Fushë Krujë.

Sa herë që moti përmirësohet, pronarët e këtyre fabrikave nisin punën duke përdorur si lëndë djegëse plastikën dhe gomat e përdorura të automjeteve.

Ndërsa askush qoftë nga Ministria e Mjedisit, policisë bashkiake apo Drejtorisë së Higjenës, prokuroria, policia e rendit nuk kanë kryer një ndërhyrje vendimtare për ndaljen e kësaj masakre ambjentaliste.

Çdo ditë në këtë zonë digjen, qindra gioma automjetesh në këto furra të paligjshme të prodhimit të gëlqeres. Ato po shkatërrojnë edhe pyjet pranë duke i prerë.

Këto janë pamjet e sotme në zonën e Fushë Krujës. Pronarët dhe punëtorët e këtyre furrave më shumë ju shmangen kamerave se sa autoriteteve shtetërore të cilat duket se janë të pafuqishme për t’i ndalur në ndotjen e ambjentit.

Ndotja e ambjentit është një vepër penale që dënohet deri në 3 vjet burg, por askush nuk i është trembur këtij ligji që nuk po gjen zbatim në Fushë Krujë.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment