Vidhet muzeu etnografik

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur objektet e rralla të Muzeut Etnografik të Elbasanit.

Sipas drejtorit të Muzeut, Kreshnik Belegu personat që janë futur në brendësi të godinës kanë hyrë në disa dhoma, por kanë vjedhur vetëm njërën prej tyre, ku kanë marrë disa objekte metalike me vlera të mëdha kulturore dhe financiare.

Belegu shprehet se ka bërë denoncim pranë organeve kopetente, por ende nuk ëshët bërë i mundur identifikimi apo arrestimi i personave që kanë hyrë në godinë.

Ndërkohë kreu i muzeut thekson se ka bërë një denoncim për vjedhjen e objekteve edhe në qendrën e Rivitalizimit të Objekteve Kulturore, ku këto të fundit njoftojnë Interpolin në rast se objektet dalin jashtë kufinjve.

Kjo është herë e tretë që sulmohet nga hajdutët, ku këtë herë është vjedhur në vitet 90, në kohën e trazirave.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment