Vetëvendosje “ndot” rrugët e Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje po përdor çdo metodë të mundshme për paralajmërimin dhe për nxitjen e qytetarëve që të marrin në protestën e saj "Kundër Hajnisë" që do të mbahet në Prishtinë, të mërkurën më 22 qershor.

Rrugët dhe kalimet për këmbësorë, në çdo cep të Prishtinës janë mbushur me mbishkrime "Protesto kundër hajnisë" duke shkruar në të zezë mbi vijat e bardha.

Të dielën, më 19 qershor, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vendkalimet e këmbësorëve në Prishtinë, kanë realizuar aksionin simbolik, duke shkruar parullën PROTESTO KUNDËR HAJNISË.

Aksioni i realizuar në rrugët e Prishtinës u bënë thirrje qytetarëve që më 22 qershor të bashkohen po në këto rrugë për të protestuar. 



(albeu.com)

No comments:

Post a Comment