Mourinho të ndërroj formacionin

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho do të ndryshoj formacionin e klubit të tij për ndeshjet në sezonin e ardhshëm.

Marca tregon se Mourinho është i gatshëm të kthejë formacionin e klubit të tij nga 4-2-3-1 në 4-3-3.

Sezonin e kaluar Realit luajti me 4-2-3-1 me Casillas në portë, me mbrojtësit Ramos, Pepe, Carvalho dhe Marcelo me dy defanzivë, Khedira , Alonso, ndërsa Ozil, Ronaldo dhe Di Maria luajtën prapa Karim Benzemas.

Me formacionin e ri mbrojtja e Realit nuk do të ndryshojë por do të ketë disa ndryshime në mesfushr ku Khedira do të luaj në krahun e djathtë të saj, Alonso me mes dhe Sahin në anën e majtë ndërsa Ozil, Benzema dhe Ronaldo do të jenë në sulm.

Kaka dhe Di Maria do të luftojnë me Ozil për një vend në formacionin bazë.


(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment