Vetëm 42 % e maturantëve kalojnë testin

Komisioni Qendror Shtetëror i maturës ka shpallur rezultatet nga provimi i maturës, ndërsa vetëm 42 për qind e maturantëve e kanë kaluar këtë provim.

Testit iu kanë nënshtruar 25 mijë maturantë, ndërsa mësohet se rezultati nuk është publikuar për një qendër në komunën e Deçanit, pasi është vërtetuar se ka pasur parregullsi.

Në këtë qendër testi i maturës pritet të mbahet të shtunën. Testi shtetëror i maturës është mbajtur më 4 qershor. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment