Bullgari, aksidentohet autobusi, tetë viktima

Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Bullgari, kur një autobus u prëplas me një pengesë në rrugë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë, ka njoftuar se tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar natën e kaluar në afërsi të qytetit Plovdiv, ku autobusi u përmbys dhe u përfshi nga flakët.

Gjashtë prej udhëtarëve kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë gjatë transportimit për në spital.

Prej 20 të lënduarve gjashtë, midis të cilëve edhe dy të cilët janë në komë, janë shtruar në spital, ndërsa 12 pas ndihmë së dhënë mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Autobusi ishte duke kryer të njëjtin itinerar Sofje – Burgas.

Policia informoi se arsyet për aksidentin, që ka ndodhur rreth orës 1:30 sipas orës lokale, ende janë të panjohura.

Për shkak të aksidentin qeveria bullgare ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment