Vendi ku ndodhet selia e BE, një vit pa qeveri

Vendi në të cilin është selia e BE-së dhe NATO-s shënon sot një vit pa qeveri. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të dështuara për të formuar një koalicion qeveritar, partitë kryesore belge nuk po arrijnë të bien dakord sesi të administrojnë vendin e ndarë gjuhësisht në të ardhmen.

Një vit pas zgjedhjeve, Belgjika nuk po arrin të krijojë një qeveri zyrtare për shkak të mosmarrëveshjeve midis flamanëve dhe valonëve.

Edhe pse kryeministri Yves Leterme ka dhënë dorëheqje zyrtarisht një vit më parë, ai po vazhdon të udhëheqë Belgjikën në krye të një qeverie teknike.

Mbreti belg, Alberti II, ka kërkuar të ndërmjetësojë negociatat midis flamanëve dhe valonëve, por pa sukses.

Partia separatiste N-VA e Bart De Weverit po kërkon për Flandrinë autonomi më të madhe fiskale nga Vallonia e varfër frëngjisht-folëse.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment