Ushtarët hapin zjarr ndaj aeroplanit me pasagjerë

Ushtarë koreanojugorë kanë shtënë kundrejt një aeroplani pasagjerësh që fluturonte në lartësi të ulët, afër kufirit detar me Korenë eVeriut, duke vlerësuar gabimisht se bëhej fjalë për një aeroplan luftarak koreanoverior, kanë transmetuar mediat vendase.

Sipas agjencisë së lajmeve, Yonhap, e cila i referohet një burimi ushtarak, dy ushtarë të trupave kundërajrore, e cila patrullon ujrat detare në horizontin e qytetit koreanojugor, Indeson, shtinë me armë kundërajrore për rreth dhjetë minuta ndaj aeroplanit, fatmirësisht pa pasoja tragjike. Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për në aeroplan të kompanisë ajrore Asiana Airlines.

Agjencia Yonhap dhe të tjera agjenci lajmesh, kanë transemtuar se aeroplani i cili kishte në bord 119 pasagjerë dhe ekuipazhin e vet, në një udhëtim rutinë nga Kina, nuk pësoi asnjë dëm, ndërkohë që kjo lehtë mund të kishte ndodhur, po të merret parasysh fakti se ai ndodhej vetëm 500-600 metra larg fushës së qitjes së kundërajrorëve, K-2, të ushtrisë koreanojugore.



(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment