Algeni: Akuza “Big Brother” dhe "TCH", nuk na ka paguar ditët e qëndrimit në shtëpi

Pas një heshtjeje të gjatë, duke mos marrë asnjë përfitim pas, Algeni, një nga banorët më pikantë të edicionit të katërt të ‘Big Brother’, ka vendosur të rrëfehet. Në këtë intervistë ai jep gjithë arsyet përse vendosi të thyejë kontratën që e mbante të lidhur për 18 muaj me televizionin ‘Top Channel’. Kjo për shkak të mos mbajtjes së premtimeve, jo vetëm të pagesës që nuk u është bërë banorëve, por edhe mungesës së promovimit, siç u ishte premtuar para se të bëheshin pjesë e reality-show-t.

Algen, nga biseda paraprake që bëmë, më treguat se jeni i zhgënjyer nga ‘Top Channel’. Cilat janë arsyet, çfarë premtimesh ju janë dhënë dhe nuk janë mbajtur?

Premtimi kryesor ka qenë që do të promovoheshim. Duhet të ishim të siguruar në sigurimet shoqërore, përsa kohë ishim brenda në shtëpi. Do të kishim një pagesë për çdo ditë qëndrimi në ‘Big Brother’, pagesë e cila varej nga qëndrimi ynë. Gjithashtu, do të mbuloheshin gjithë shpenzimet tona, ashtu siç ishin bërë në edicionet e tjera të ‘Big Brother’. Gjithashtu, në klauzolë përfshihej mos dalja në asnjë televizion tjetër, veç ‘Top Channel’-it për 18 muaj.

Dhe ju nuk jeni promovuar gjatë kësaj kohe?

Unë kam qenë korrekt me ta. Kam qenë çdo të shtunë të spektaklit në spektakël. Kam shkuar në fun club. Të vetmet ftesa kanë qenë një herë te spektakli “E diell” dhe një herë në “Pasdite në Top Channel”. Unë personalisht e kam respektuar kontratën, por duke parë që s’ka asnjë marrëdhënie që mund të quhet e tillë, as pagesë e as promovim, vendosa të mos mbaj marrëdhënie më me ta dhe të shkoj kudo që do të më ftojnë.

Algen, nuk jeni promovuar vetëm ju apo as ish-banorët e tjerë?

Asnjë nuk është promovuar. S’ka pas asnjë lloj promovimi. Ky edicion ka qenë një ‘Big Brother’ sa për të larë gojën.

Po a keni kërkuar tek autorët e ‘Big Brother’?

Ata i kanë larë duart! Endemol është në rregull, programin ia ka shit ‘Top Channel’. Ne kemi folur me juristin e programit, por nuk kemi pasur përgjigje.

A keni pasur një kontratë të shkruar?

Nuk ka asnjë kontratë të shkruar, pasi pjesa e pagesës ka qenë gojarisht. Na e kanë futur bukur. Budallallëku ynë është se ne i kemi firmosur kontratat 1 orë para se të hynim në shtëpinë e ‘Big Brother’, ku na është thënë: ose hyni, ose ikni.

Keni pasur ndonjë benifit për kohën që hytë në ‘Big Brother’?

Benefit, nëqoftëse njohja nga publiku mund të quhet i tillë, është ky i vetmi.

Po “humbje”?

Më ka lënë 50 ditë pa punë dhe kur dola më ishte akumuluar mjaft punë.

Po aktualisht me çfarë po merreni?

Unë punoj me ndriçimin, po fusim në tregun shqiptar një teknologji të re të kursimit të energjisë, kemi bashkëpunim me kompani të mëdha, që konsumojnë shumë energji, që e shohin me benefit këtë gjë. Produkti ynë kufizon 80-85 për qind të energjisë dhe me një garanci 5-vjeçare.

Popullariteti me femrat është rritur?

Është bërë e vështirë, pasi nuk dal dot me një vajzë se më njohin. Megjithatë, frekuentoj të njëjtët njerëz si më parë. Statusi im është single, dhe për momentin nuk shoh asnjë shans për lidhje serioze.

Nëse do t’i riktheheshim edhe njëherë çmimit të parë. Jeni pro fitores së Ermelës?

Fitorja e Ermelës ishte një detyrim nga ana e produksionit për publikun. Kastingu ka qenë i një niveli shumë të dobët, gabimi i producentëve ka qenë se orientoi gjithçka drejt një historie dashurie të rreme ose të vërtetë.

Me kë prej ish-banorëve mban lidhje?

Mbaj marrëdhënie me Toros, dhe me të bëj mjaft biseda dhe, kur nuk kemi ç’themi, zihemi për muhabete partie (qesh). Mbaj marrëdhënie me Emilion, Alkenën, Fotonin…

Po me stafin e ‘Big Brother’?

Kam respekt për stafin teknik, kameramanë asistentë, sepse vlerësimin më të madh e morra prej tyre. Stafin administrativ, as kam pas e as dua të kem marrëdhënie.

Me këtë intervistë që dhatë sot, nuk keni pak merak se do të prishni përfundimisht marrëdhëniet me një nga televizionet më të fuqishme në vend?

Cilat marrëdhënie?! Marrëdhënia si fjalë ka në thelb bashkëpunimin, në këtë rast kemi vetëm marrje…

Doni të thoni se jeni shfrytëzuar?

Po shfrytëzuar. Unë e mendoj kështu, sepse në fillim çova materiale video, foto dhe prezantimi im u bë vetëm me një foto që ishte marrë nga një profili im në facebook, një foto me nipin dhe tre foto me një vajzë (qesh). Tendencë kjo për të rritur shikueshmërinë, pasi ishte një situatë që ishte mbyllur në vitin 2007 dhe kishte situata më aktuale dhe interesante se ato foto. Që natën e parë sa pashë klipin pati një tkurrje nga ana ime dhe pastaj pilotimi indirekt nga ana përtej dhomës së rrëfimit, asnjëherë në mënyrë direkte, u kërkua me çdo kusht që të nxirrej vaj nga guri… të gjitha këto gjëra më sollën në konkluzionet që përmenda më lart.


(vipat.info)

No comments:

Post a Comment