Unazë pluhuri në Rrugën e Qumështit

Gjendet një unazë gjigande me pluhur të ftohtë në zemër të Rrugës së Qumështit. Është aq e deformuar sa kur shihet në profil duket si një tetë e shtrirë.

Sipas shkencëtarëve, zbulimi shërben si një “fosile” e vjetër, që konfirmon përfundimisht se galaktika ka pasur një të shkuar të dhunshme, ku në qendër të saj ndodhej një vrimë e zezë shumë aktive.

Zbulimi, i bërë nga disa kërkues italianë, është publikuar në revistën “Astrophysical Journal Letters”.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment