Twitter prezanton butonin "Ndiq".

Twitter ka zbuluar një buton të ri me qëllim për ta bërë më të lehtë për faqet e internetit që duan të promovojnë veten e tyre në platformë. Butoni i ri "Follow" (ndiq) do të jetë i një natyre të ngjashme me butonin "Like" të Facebook-ut.
Sipas kompanisë, në ditët e ardhshme, ky buton i ri ka të ngjarë të jetë ndër mënyrat më të përdorura që faqet e internetit të qëndrojnë "të lidhura" me publikun e tyre.

"Më shumë se 50 faqe kanë shtuar butonin ′Follow′ ditën e djeshme, duke e bërë më të lehtë për ju, për të zbuluar llogaritë Twitter të personaliteteve të preferuara nga ju" thuhej në një blog në Twitter.

Blogu shfaqte gjithashtu edhe një listë të faqeve të internetit që e kishin shtuar këtë buton të ri.

Ndërkohë Twitter po përgatitet për shërbimin e saj të ndarjes së fotove në konferencën e ardhshme D9.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment