Mustafa "analizon" 100 ditët e Qeverisë.

Krerët e Qeverisë “Thaçi 2” tentojnë të mashtrojnë dhe të shikojnë në sy, ata humbjen e shpallin si fitore, rënien e shpjegojnë si ngritje dhe shkëputjen e një marrëveshje, e shpjegojnë si lidhje të një marrëveshje të përparuar dhe të qëndrueshme, ka deklaruar Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Këto komente Mustafa i bëri të enjten gjatë një konference, ku e vlerësoi me nota kritike punën 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se kjo qeveri është marrë vetëm me vetveten.

“Gjatë këtyre njëqind ditëve nuk pati asnjë përparim në zhvillimin ekonomik, nuk është shënuar progres në zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë, nuk pati progres në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën nga vendet tjera, nuk pati po ashtu progres në procesin e integrimeve evropiane dhe aq më pak nuk pati progres në stabilizimin buxhetor të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, i vetmi progres që ndodhi është me shtimin e numrit të ministrave dhe ministrive, zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave, e që sipas tij jo për ta qeverisur mirë Kosovën, por për të siguruar “azil për koalicionin e brishtë qeveritar”.

Kurse, sa i përket vendimit të djeshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Mustafa theksoi se Kosova ka humbur miliona euro dhe karshi kësaj Ligji mbi buxhetin, i aprovuar në Kuvendin e Kosovës, mbetet një dokument i paqëndrueshëm, sepse më nuk ekzistojnë burimet e konsiderueshme financiare me të cilat ka llogarit ky buxhet.

“Në njëqind ditshin e kësaj qeverie, Fondi Monetar Ndërkombëtar u deklaruar qartazi se heqë dorë nga marrëveshja kontraktuale përfituese për Kosovën, e cila heqje dorë shkaktoi mos shfrytëzimin e rreth 110 milionë eurove nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në mos shfrytëzimin e rreth 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian dhe në mos shfrytëzimin e rreth 20 milionë eurove nga Banka Botërore”, ka thënë Mustafa.

Mustafa shtoi se me vendimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova ka humbur miliona euro dhe karshi kësaj Ligji mbi buxhetin, i aprovuar në Kuvendin e Kosovës, mbetet një dokument i paqëndrueshëm, sepse më nuk ekzistojnë burimet e konsiderueshme financiare me të cilat ka llogarit ky buxhet.

“Ky rast tregoi se krerët e kësaj qeverie janë të paskrupullt. Ata tentojnë të mashtrojnë dhe të shikojnë në sy, ata humbjen e shpallin si fitore, ata rënien e shpjegojnë si ngritje dhe ata shkëputjen e një marrëveshje, e shpjegojnë si lidhje të një marrëveshje të përparuar dhe të qëndrueshme”, ka thënë Mustafa.

Mustafa, po ashtu, tha se kjo qeveri nuk tregoi as gjatë këtyre njëqind ditëve se sa do të kushtojë autostrada e këtij vendi, nuk i zbuloi vjedhjet e dhomës së dëshmive, nuk tregoi se sa kushton mbikëqyrja e autostradës dhe kush e mbikëqyrë atë, por gjithashtu nuk u qartësua se kush e udhëheqë politikën e jashtme të vendit.

Mustafa u ndal edhe te bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat sipas tij po rrëshqasin nga ato teknike, duke marrë kahun e një procesi të pastër politik në dobi të Serbisë.

Ai pati kritika ndaj qeverisë edhe për pengesat siç tha ai që po i bëhen Komunës së Prishtinës në realizimin e projekteve të saj.

“Na ka burgosë njerëzit që kanë punuar në infrastrukturë. Na ka bllokuar për një periudhë të gjatë, që të mos mund të punojmë, sepse kemi qenë të bllokuar totalisht. Na ka lëshuar një pjesë të policisë në qafë, e cila i ka penguar punën e organeve dhe asgjë tjetër nuk na ka ndihmuar, dhe ne kemi bërë vërejtje, sepse kjo nuk është parimore, nuk është demokratike, sepse ne konkurrencën tonë dhe luftën partiake duhet ta zhvillojmë me mjete demokratike”, ka thënë Mustafa.

Në fund Mustafa premtoi se LDK-ja do të vazhdojë t’i jap alternativat e veta duke sfiduar me të gjitha mjetet demokratike, koalicionin në pushtet dhe duke ofruar vizione dhe politika që qeverisja të jetë demokratike.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment