Trupi i Shekspirit do zhvarroset për të zbuluar nga se vdiq

Shkencëtarët kanë aplikuar për një leje për të zhvarrosur trupin e Uilliam Shekspir, duke shpresuar se kështu do zbulojnë se kush ia shkaktoi vdekjen.

Një skuadër palaentologjistësh thonë se me anë të kompjuterit të arrijnë të rindërtojnë një imazh tredimensional të shkrimtarit të njohur.

Një nga drejtuesit e këtij misioni thotë se duke parë eshtrat e tij ata mund të ndërtojnë një panoramë të qartë të jetës së shkrimtarit më të njohur në botë, sëmundjeve prej të cilave ka vuajtur dhe arsyeve të vdekjes.

Shpresa e tyre është që të kenë diçka konkrete deri në vitin 2016, kur është edhe 400 vjetori i vdekjes së Shekspirit.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment