Tre milion lira për një shami!

Një shami u shit në shumën astronomike të tre milion lirave (GBP) në një ankand të shtëpisë Christies në Londër, që u zhvillua së fundi.Shamia, e markës Ascher, arriti këtë vlerë në sajë të personit, që e dizenjoi, piktorit Henri Matisse. Më 1946, Zika Ascher-i, themeluesi i Ascher Londonshkoi në Paris dhe u përpoq të bindte piktorin francez që të dizenjonte për firmën e tij. Matisse (ashtu si edhe emra të tjerë të artit si Pablo Picasso eHenry Moore) pranoi dhe kështu dizenjimi i tij me emrin Oceanie, La mer, u shtyp vetëm mbi 30 shami. Blerësi i kësaj shamie të rrallë ka mbetur anonim.


(albanews.gr)





No comments:

Post a Comment