Kërkon qenin dhe 11 milionë dollarë

Një njeri ka ngritur një padi në New York, duke kërkuar kthimin e qenit të tij 2-vjeçar dhe 11 milionë dollarë për shqetësimin emocional të ndarjes nga qeni.
Bëhet fjalë për 36 vjeçarin, Illich Jorquera, i cili ka ngritur një padi në gjykatë ndaj ish të dashurës së tij 29 vjeçe, Carla Pimentel.
Gazeta New York Post raporton se kjo e fundit duke reaguar ndaj akuzave e ka quajtur ish të dashurin e saj një psikopat.
“Ai është kthyer në një ndjekës. Unë mora qenin dhe u largova kur Illich nuk ishte në shtëpi sepse … ai do të përpiqej të më ndalonte” tha Pimentel.
Kurse Jorquera ka treguar se ai dhe Pimentel e kishin blerë qenin së bashku.
“Më mungon çdo ditë. Askush nuk mund të kujdeset më mirë se unë për të”, ka thënë Jorquera.


(gazetaonline.net)






No comments:

Post a Comment