Tërhiqen hakersat që trembën CIA-n.

Grupi i piratëve informatikë të njohur me emrin Lulz Security, të cilët kanë sulmuar faqe interneti të profilit të lartë në dy muajt e fundit, kanë njoftuar se do të shkrihen.Lulz Security bëri publik njoftimin e tij përmes rrjetit social Twitter, pa dhënë motivet e vendimit. Një deklaratë e publikuar në web sajtin e grupit në fjalë thoshte se, “plani 50-ditor i sulmit ka përfunduar”.

Grupi në fjalë fitoi famë duke kryer sulme ndaj kompanive prestigjoze si “Sony” dhe “Nintendo”, por edhe ndaj faqeve të CIA-s, Senatit amerikan dhe disa stacioneve televizive.

(ama-news.al)




No comments:

Post a Comment