Të kurosh të droguarit? Ndoshta jo në dorë të kishës (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogën, ministria e Shëndetësisë në Serbi ka nënshkruar një marrëveshje me Kishën Ortodokse për të trajtuar personat me varësi ndaj drogave.
Në marrëveshje Kisha angazhohet për të vazhduar implementimin e programit “Vendi i Jetës”. Ky program terapeutik është vënë në jetë që nga viti 2005 në shtatë qendra.

Por edhe pse 84 përqind e serbëve janë ortodoksë kristianë dhe Kisha gëzon një besim të madh mes njerëzve, lajmi ka qenë surprizë.

Kjo për shkak se në vitin 2009 në TV u transmetuan sekuenca të metodave brutale që përdoreshin për të trajtuar personat me varësi ndaj drogës. Shikoni videon më poshtë.(gazetatema.net)




No comments:

Post a Comment