Surie Cruise “fashion victims” që në moshën 5-vjeçare

Vajza e Tom Cruise dhe Katie Holmes është 5 vjeçe dhe ka një koleksion këpucësh me vlerë prej 150 mijë dollarësh, kjo të paktën bazuar në atë çka shkruan shtypi i huaj.

Suri Cruise, që jo rastësisht zuri vendin e 21-të në një klasifikim për ikonat e modës që u realizua nga revista Glamour, duke mundur Lady Gaga dhe Sarah Jessica Parker, ka një mani të veçantë por takat.

“Sa më e madhe bëhet aq më shumë i kërkon takat e vogla”, – bëri të ditur një burim i afërt i saj.

Vogëlushja mund të konsiderohet si një viktimë e modës, pasi që tani që është vetëm 5 vjeç ajo ka një admirim për firmat e larta të kësaj bote si Christian Louboutin dhe Marc Jacobs.

E ëma e saj, 32-vjeçarja Katie u ka kërkuar stilistëve të saj të reduktojnë krijimtarinë e tyre për vajzën, në rast se përfshiheshin dhe takat.

Suri, me sa bëhet e ditur, ka një natyrë që tërhiqet shumë nga objektet e kushtueshëm dhe tepër kualitativ.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment