Suksesi i parë i maces “Kryeministre”

Kryeministri britanik David Cameron ka njoftuar se pas një starti të dobët si gjuetar, Larry, maçoku zyrtar i Downing Street ka shkaktuar viktimën e parë.

Larry, më në fund ka filluar të bëjë punën e tij, që prej kur ishte sjellë në selinë kryeministrore.

Kryeministri Cameron ka thënë për ITV se gjuetia e suksesshme e Larryt, është lajm i mirë për kredencialet e tij zyrtare.

Larry është maçoku zyrtar i radhës pas një vargu të gjatë macesh në Downing Street.

Maçoku Stalwart ratter Humphrey ka shërbyer në kohën e Margaret Thatcher dhe John Major, por ishte tërhequr në vitin 1997, pak pas arritjes së Tony Blair.

Ai është zëvendësuar për një periudhë të shkurtër kohore në 2007 nga Sybil, macja e preferuar e ministrit Alistair Darling, por kjo mace dështoi të ambientohet dhe u rikthye në Skoci.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment