Sukses i lëvizjes “Jemi gjallë!”. Viktima e parë, Kastriot Islami

Lëvizja ‘Jemi gjallë’ arriti suksesin e saj të parë sonte në Bulevard. Rreth orës 20:00 rreth 1 mijë qytetarë shëtitën të heshtur para ndërtesës së kryeministrisë duke hedhur ca fletë votimi në shkallët e saj. Protesta, e cila i ngjante një shëtitje të heshtur për t’i treguar kryeministrit se qytetarët e këtij vendi janë ende gjallë, ishte duke shkuar pa incidente kur në trotuar shfaqet Kastriot Islami me një mikun e tij. Kaq duhej që turma e qytetarëve të humbiste qetësinë dhe të fillonin të shanin dhe fyenin Islamin. Vetëm në këto moment u kuptua se ata ishin pjesë e një proteste antiqeveritare. Disa qytetarë filluan të thërrasin “Kaçi hajdut”, Kaçi legen”, “Kaci mashtrues”, “spiun i Berishës” etj. Organizatorët e protestës tentuan t’i ndalojnë qytetarët e zemëruar dhe tu bëjnë thirrje për përmbajtje. Islami ndërpreu menjëherë shëtitjen, ndërsa qytetarët vazhduan parakalimin e tyre të heshtur.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment