Irani dërgon në hapësirë satelitin vëzhgues Rassad-1

Sateliti vëzhgues iranian Rassad-1, u lëshua me sukses sot në orbitë në një distancë 260 km nga Toka, me një reze-vektor të tipit “Safir”, bëri të ditur televizioni iranian Al-Alam.

Ai u prodhua në universitetin Malek Ashtar të Teheranit, i cili mban lidhje me Rojet e Revolucionit.

Sateliti i parë iranian u lëshua në vitin 2009. Në muajin shkurt, presidenti Ahmadinejad kishte shprehur ambicjet për dërgimin i një njeriu në orbitë brenda vitit 2020.

Ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi i ndërkombëtarëve, në veçanti i SHBA-ve, që i shohin me dyshim projektet e Teheranit.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment