Shtatë futbollistë të Barcelonës ishin titullarë për Spanjën në fitoren ndaj Holandës në finale të Kampionatit botëror 2010 dhe të gjithë golat në Afrikën e Jugut ishin shënuar nga anëtarët e ekipit të Guardiolës, edhe pse sulmuesi David Villa ende nuk ishte paraqitur për katalanët, pasi nënshkroi për ta para garës nga Valencia.
Megjithatë, Casillas thotë se stili i Spanjës daton para fitores në Kampionatin evropian 2008 dhe thekson se në atë kohë ekipi madrilen ishte fuqi dominuese.
“Kushdo që ka përcjellë sado pak ekipin kombëtar, do të kujtohet prej nga vjen stili i lojës tonë. Nuk vjen nga 2010 ose 2009, por nga 2007 dhe 2008, kur klubi që dominonte në futbollin spanjoll nuk ishte Barcelona, por Real Madridi. Nëse kthehemi pak prapa, vetëm Iniesta, Puyol dhe Xavi ishin futbollistë të Barcelonës në finalen e Kampionatit evropian 2008 kundër Gjermanisë”, tha Casillas për të përditshmen kiliane El Mercurio.
(gazetaexpress.com)
No comments:
Post a Comment