Rusi, aksident ajror, mbi 40 viktima

Një aksident tragjik ajror që ndodhi pak pas mesnatës në Rusi, u ka marrë jetën të paktën 44 personave.

Lajmi njoftohet nga autoritetet ruse të cilat saktësojnë se incidenti ndodhi në afërsi të aeroportit të Petrozavodskut, në republikën e Carelias në veri-perëndim të Rusisë.

Avioni u mundua të kryente një ulje emergjence në një autostradë, por fatkeqësisht manovra e tij i mori jetën të paktën 40 personave, pasi burimet zyrtare kanë raportuar se në bordin e avionit ishin 52 pasagjerëvetë (43 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit).

Nuk njoftohet nëse ka të mbijetuar, ndërkohë që autoritetet nisën hetimet për të kuptuar se çfarë e detyroi pilotin të ndërmerrte një risk të tillë.

Deri në orët e para mëngjesit ende nuk ishin raportuar numri i saktë i viktimave, në një kohë kur zyrtarët rusë raportuan se përveç 44 personave që humbën jetën, ka të paktën dhe tetë të plagosur. Ndërkohë që Agjencia franceze tramsemtoi informacionin tmerrshëm kufomat ishin ekspozuar në fushën e aerodromit.

Bëhet fjalë për aksidentin më të përgjakshëm të linjave ajrore ruse gjatë viteve të fundit. Në vitin 2006, 170 persona humbën jetën në një aksident ajror në Ukrainë.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment