Sony Vaio L Series 3D i ka “të gjitha në një”

Sony ka shtuar edhe një kompjuter personal me “të gjitha në një” në linjën e saj të kompjuterëve.

Përkatësisht, Sony ka lansuar modelin e PC’së, Sony Vaio L Series 3D, i cili posedon ekran të ndjeshëm në prekje në Full HD, me diagonale prej 24 inç, Blu-ray të integruar dhe kontroll të sensorëve të ndjeshëm në prekje.

Sony Vaio L Series 3D ofron mundësinë e kthimit prapa të videos Full HD, posedon portin për kabllo HDMI, të cilin ju gjithashtu mund ta përdorni për lidhje me konzolën PS3, USB 3.0, dhe një palë syze tri-dimensionale.

Procesori i këtij kompjuteri është nga gjenerata e Intel, Intel Core i7, ndërsa aty janë edhe kamera HD, grafika e NVIDIA’s, 1GB RAM, dhe sistemi operativ Windows 7.

Çmimi i këtij kompjuteri të njohur me “të gjitha në një” është 1,420 dollarë amerikan. 

( Telegrafi .com)

No comments:

Post a Comment