Greqi, avioni ushtarak F-16 përfshihet nga zjarri shpëton piloti

Një ngjarje e rëndë ndodhi dhe për pak sa nuk u kthye në një tragjedi kur gjatë fluturimit të një avioni luftarak F-16C shpërtheu zjarr në krahun e djathtë të avionit. Avioni ishte duke kryer në kuadër të planit aksional, ku janë mbajtur një seri trajnimesh. Mësohet se shkaku i shpërthimit të zjarrit ishte dëmtimi i motorit.

Gjakftohtësia që tregoi piloti ishte shpëtimi i tij, pasi pa humbur shumë kohë përdori karburantin e brendshëm dhe kjo kishte si rezultat që avioni të ulet pa probleme dhe për fat të mirë pa u lënduar.

Avioni F-16 u ngrit nga aeroporti ushtarak në Suda të Kretës, dhe u kthye pas ngjarjes. Nga aksidenti në avionin ushtarak u shkaktuan dëme materiale serioze.

Komisioni përkatës është duke hetuar mbi shkaqet e zjarrit.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment