Sofia Loren, një gjyshe e përkushtuar

Rrezëllyese, e gjitha në të bardha, deri në majën e çizmeve, Sofia Loren mbërriti në Romë, për të prezantuar një prej punëve të saj të fundit, dublimin e Mama Topolinos, një prej personazheve të “Cars 2” i John Lassater. Një debutim, ky i Loren. Janë pak batuta me theks të fortë napolitan, por që i kanë pëlqyer shumë dhe shpreson që Lassater ta rimarr sërish. “Beh, tanimë Mama Topolino jam unë. Nëse do të arrijë të bëhet një personazh i rëndësishëm tek “Cars 3”, unë do të jem sërish. Për gëzimin që i falin tre nipërit thotë: “E bëra për ta, djemtë e Carlos e Edoardos. Pastaj në kujtim të një mbrëmjeje homazh me Ëalt Disney, me rastin e çmimit “Star of the year”. Isha shumë e re kur jam tërhequr nga ky personazh”. Hera e parë si dubluese, ëhstë edhe hera e saj e parë në 3D. «Ah, filmi është në 3D? Nuk e dija. Shumë bukur…!”.

Ambasadorja

Mes gjithë roleve që ka luajtur, ai prej të cilit nuk shpëton dot ëhstë ai i ambasadores së Italisë në botë. “Një rol i bukur, më bën të ndihem krenare dhe më mallëngjen”. Por mjerë kush e pyet për gjendjen në të cilin ndodhet Italia. “Referendum? Unë? Jo, për politikë nuk flas”. As për Napolin? Çfarë mendon për kryetarin e ri të bashkisë? “Që të bënte ca pastrime më shumë”. Sa për kinemanë italiane, thotë se e sheh në formë dhe plot me gjëra interesante “aktorë të zotë, çka nuk shihej 5 apo 6 vjet më parë”. Nëse do të donte ndonjë rol të përgjigjet: “Unë jam një aktore e prirë nga instikti dhe nëse nuk e ndjej personazhin, nuk arrij të bëj asgjë. Ia dedikoj gjithçka De Sicas që më mori tek “L’Oro di Napoli”. Ishte një takim thelbësor. Më mësoi gjithçka që nuk dija. Unë besoja tek ai verbërisht”.

Mes fëmijëve
 
Në pritje të rolit të duhur po shijon në “ekzilin” e saj zviceran shoqërinë e familjes dhe nipërve. “Lexoj, vlerësoj projekte, por nëse nuk jam e bindur, preferoj të vazhdoj me jetën time”. sa i takon raportit me makinat ajo thotë: “Nuk ngas makinën dhe nuk udhëtoj me qef me fëmijët e mi. Më mirë shoferi…”.

(panorama.com.al)




No comments:

Post a Comment