Drejtuesi i dehur, çon në spital dy femra

38 vjeçari Petrit Bruçi është arrestuar në flagrancë gjatë mbrëmjes së kaluar, pasi po dje pasdite ka përplasur makinën e tij me një tjetër mjet duke lënë të dëmtuara dy femra.Bruçi i cili ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip benz me targë TR 8676 R, në fillim të urës mbi lumin Mat, në superstradën Lezhë- Milot, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me automjetin Golf 3 me targa BR AZ 804 me drejtues Skënder Kovaçeviç, me kombësi shqiptare dhe shtetësi malazeze, banues në Tivar të Malit të ZI.

Sipas policisë si pasojë e kësaj përplasje ka marrë plagë të rënda Sherite Kovaçeviç edhe kjo me banim ne Mal te Zi, dhe Shejnaze Jakupaj 46 vjeçe, me banim ne Shkodër.

Menjëherë ndaj dy të dëmtuarave u dha ndihma e shpejtë dhe u dërguan në spital, duke bërë që të mos kenë rrezik për jetën.

Ndaj Petrit Bruçit nisën menjëherë hetimet për veprat penale të “Drejtim i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor”.

(noa.al)




No comments:

Post a Comment