SMS më vlerë 10 mijë dollarë.

Ta pushosh një punonjës përmes një SMS-je mund të kushtojë shtrenjtë, madje duke marrë një gjobë gati 10 mijë dollarë.
Kështu i ka ndodhur pronares së dyqanit 'Modestie Boutique', në jug-perëndim të Sidnejt, në Australi.

Sedina Sokolovic, u pushua nga pronarja pasi shkëmbeu turnet me koleget, pa i raportuar më parë drejtueses së saj.

Drejtuesja e saj Sophia Sarkis u shqetësua për këtë pakt mes shitësesh pa dijeninë e saj, e po ashtu kishte regjistruar një sërë vonesash të ardhjes së Sokolovic në punë.Mesazhin për pushimin nga puna pronarja ia dërgoi punonjëses me një SMS, pa e ditur që kjo do t'i kushtonte shtrenjtë.

E përditshmja "Fairfax" arriti të siguronte mesazhin e shumëpërfolur. Në të thuhej: "Kjo që ka ndodhur më tregon se nuk po merr seriozisht as punën, as mua. Kjo më lëndon pa masë dhe që nesër mund të tërheqësh pagën tënde, të dorëzosh celësat dhe të largohesh nga puna. Nuk ka më nevojë që të më telefonosh sepse nuk besoj se mund të punojmë më bashkë".

Pas denoncimit të këtij mesazhi, "Fair Work Australia", autoriteti kombëtar kompetent për cështjet e punës, dënoi dyqanin të paguante 9.992 dollarë, duke e konsideruar këtë pushim nga puna, të padrejtë dhe të paarsyeshëm.

Edhe Sokolovic u shpreh e shokuar nga mesazhi, të cilin e cilësoi si të padrejtë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment