Siguria në rrugë, policia harton planin e kontrollit.

Rritet kontrolli në rrugët e qarkut të Tiranës për parandalimin e aksidenteve, të shpeshta këto gjatë sezonit veror.
Sipas informacioneve zyrtare, bashkëpunimi mes strukturave rrugore konsiston, në ushtrimin e kontrollit të përbashkët të punonjësve të policisë rrugore me specialistët e parandalimit dhe të hetimit të krimit në Komisariate.

Është ngritur dhe po funksionon grupi Task-Forcë, i cili përbëhet nga punonjës policie të Njësisë së Rajonale të Qarkullimit Rrogor dhe specialistët në Komisariatet e Policisë Tiranë. Gjithashtu shtim të masave policore, ka patur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime, ku për shkak të lëvizjes së ngadalte të automjeteve kemi dhe rëndim e vështirësi të trafikut, me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit.

Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje – daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës. Me gjithë masat e marra nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë, vetëm përgjatë ditës së djeshme janë regjistruar rreth 840 masa administrative në qytet dhe jashtë tij.

(noa.al)








No comments:

Post a Comment