Siguria kibernetike, Pollo: Nuk duhen neglizhuar sulmet

Hackersat shqiptarë kanë mundur të thyejnë sistemet e sigurisë se website-ve zyrtare në vendin tonë. Konfirmimi erdhi nga Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo i cili tha se Shqipëria ka regjistruar raste të tilla, teksa lëshoi apelin se indeferentizmi ndaj tyre mund të ketë pasoja serizoze për vendin.

“Në vendin tonë në pesë vitet e fundit, projekti “Shqipëria Dixhitale” ka hedhur hapa të rëndësishëm, madje ka transformuar mënyrën e të vepruarit në shumë sektorë. Janë jo të pakta agjencitë shtetërore që ndërveprojnë me zyrtarët, klientët apo publikun e gjerë përmes website-ve, portaleve interaktive. Edhe ne kemi regjistruar sulme ndaj website-ve duke filluar me ato të hackersave të thjeshtë, që në të shumtën e rasteve janë të rinj me dhunti teknike dhe intelektuale si dhe me karakter rebel. Por të mos harrojmë që ka dhe agresorë më seriozë se ata të cilët mund të kenë pasoja serioze, si për shtetin ashtu dhe për organizata jo shtetërore në rast se nuk u kushtohet vëmendje”-theksoi Polli.

Deklaratat e Pollos u bënë gjatë ceremonisë mbi nisjen e programit mbi sigurinë kibernetike, financuar nga misioni USAID. Nëpërmjet asistencës teknike, ekspertë amerikanë do të zhvillojnë një sërë trajnimesh në institucionet kryesore të vendit për të rritur sigurinë e të dhënave kompjuterike, por edhe të parandalimit të hyrjes së paautorizuar nga hackersat.
(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment