Si të mbrohemi nga temperaturat e larta

Ndalohet rreptësisht konsumimi i ushqimeve me yndyrë dhe ëmbëlsirave. Qytetarët duhet t’u shmangen pijeve alkoolike, pijeve që përmbajnë kafeinë, pijeve tepër të ftohta.

Të mos dilet jashtë në periudhën nga ora 10:00 deri 17:00 pa nevojë, ndërsa rekomandohet që njerëzit të lëvizin vetëm në orët e mbrëmjes
Gjatë këtyre temperaturave tropikale shmangen aktivitete të rënda, duke përshirë sportin, veçanërisht në periudhën më të nxehtë të ditës

Të vishen veshje të lehta dhe me ngjyra të hapua, syze dielli dhe kapele në kokë. Gjatë qëndrimit të domosdoshëm në të hapur, rekomandohen pushime më të shpeshta nën hije
Të pihen së paku dy litra lëngje dhe ato ujë jo të gazuar, ujë mineral, lëngje, çaj dhe supë.

Ndalohet rreptësisht konsumimi i ushqimeve me yndyrë dhe ëmbëlsirave
Qytetarët duhet t’u shmangen pijeve alkoolike, pijeve që përmbajnë kafeinë, pijeve tepër të ftohta.

Shpesh të kontrollohet tensioni i gjakut dhe menjëherë të vizitohet mjeku në qoftë se paraqitet dhimbje kokë, mundime ose humbet sasi më e madhe e ujit nga organizimi
Rekomandohet që vozitësit të cilët duhet të bëjnë relacione më të gjata të nisin në mëngjes, ose në orët e pasdites

Rekomandohet që fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të qëndrojnë më shumë në hapësira të mbyllura, të klimatizuara, ndërsa obligimet e domosdoshme t`i kryejnë deri në orën 10 të mëngjesit, ose pasdite pas orës 17
Veçanërisht të disiplinuar duhet të jenë të sëmurët kronikë e sidomos ata me sëmundje të zemrës, neurologjike, të sëmurët me diabet, të sëmurët me sëmundje të mushkërive të bardha dhe të tjera. Për të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore është e domosdoshme të konsultohen me mjekun.

(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment