Argjentinë – Shqipëri, të hënën në ora 23:15

Ky orar i pa zakontë për shqiptarët është për shkak se ndeshja që duhet të zhvillohet në El Monumental do të luhet në ora 18:15 sipas kohës lokale argjentinase, e që në Evropë i bie të jetë ora 23:15. Shqipëria në këtë përballje do të luajë me formacionin e pestë, pasi që lojtarët kryesorë kanë refuzuar të luajnë në një prej miqësoreve historike.

Ndeshja miqësore mes superyjeve të Argjentinës dhe kombëtares tonë, Shqipërisë, do të luhet të hënën me fillim nga ora 23:15.

Ky orar i pa zakontë për shqiptarët është për shkak se ndeshja që duhet të zhvillohet në El Monumental do të luhet në ora 18:15 sipas kohës lokale argjentinase, e që në Evropë i bie të jetë ora 23:15.
Shqipëria në këtë përballje do të luajë me formacionin e pestë, pasi që lojtarët kryesorë kanë refuzuar të luajnë në një prej miqësoreve historike.

Argjentina do të luajë me formacionin më të fortë në përgatitje për Copa America dhe një fitore për kombëtaren tonë në këtë përballje është praktikisht e pa mundur për t’u realizuar.
Përbërja e kombëtares tonë:

Portierët: Beqaj (Ermis Aradipu), Hidi (Olimpiakos Nikozia)
Mbrojtësit: Vangjeli (Aris Selaniku), Lila (Tirana), Muzaka (Skenderbeu), Vrapi (Skenderbeu), Bici (Skenderbeu), Arapi (Skenderbeu), Veliu (Flamurtari), Sallaj (Zvicer 2)
Mesfushorët: Bulku (Hajduk Split), Hyka (Tirana), Lika (Tirana), Vila (Dinamo Zagreb), Allmuça (Skenderbeu)
Sulmuesit: Bakaj (Dinamo Bukuresht), Vajushi (Vllaznia), Kapllani (Augsburg)

“Shqipëria lart në renditjen e FIFA-s”

Guilermo Tofoni, presidenti i “Eleven World”, kompanisë që organizoi miqësoren Argjentinë-Shqipëri, ka folur për ndeshjen e së hënës dhe vështirësitë që pati përfaqësuesja shqiptare. “Ndeshja është e konfirmuar (ka folur përpara nisjes së kuqezinjve, kur mediat argjentinase spekulonin për anulimin e takimit).

Shqipëria do të qëndrojë në një hotel në Los Kardales. I kuptoj problemet që ka pasur trajneri i tyre me disa lojtarë, por asgjë më shumë”, - tha ai.

Tofoni shtoi: “Çështja është se në Europë thuajse të gjithë janë me pushime, megjithatë për Shqipërinë shansi që të luajë me Argjentinën është shumë i mirë. Edhe pse nuk janë një skuadër e njohur, ata janë të pozicionuar mjaft mirë në renditjen e FIFA-s dhe kjo ndeshje i shërben Argjentinës për t’u përgatitur për Kupën e Amerikës”.


(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment