Si ta ndalni cigaren dhe të mos shëndosheni?

Me zbulimin e mekanizmit në tru, i cili nxit dëshirën për cigare, dhe njëkohësisht zvogëlon apetitin, është hapur rruga për zbulimin e medikamentit që mund të zgjidhë problemin e trashjes pas ndërprerjes së pirjes së duhanit. Shumë njerëz nuk dëshirojnë ta lënë cigaren, sepse frikësohen që do të fitojnë peshë. Tableta, në gjurmë të së cilës janë farmaceutikët, duhet t’u ndihmojë duhanpirësve që të mos trashen, pasi që e heqin qafe vesin e rrezikshëm.

Për zbulimin kanë meritë shkencëtarët nga Universiteti Yale në Amerikë, të cilët kanë zbuluar që derisa pimë cigare në një lloj proteine në tru aktivizohet dëshira për cigare, ndërsa proteina tjetër aktivizon reaksionin i cili shtyp apetitin. Reagimi i proteinës së dytë, dëshmojnë ata, mund të provokohet me ilaç.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kemi njohur këtë receptor, sepse kështu mund të kuptojmë mekanizmat e lidhur me varësinë, peshën dhe pirjen e duhanit”, tha dr. Mariella de Biasi, e cila vlerëson që ilaçi do të jetë në dispozicion vetëm për disa vjet. “Rezultatet tani për tani janë të dukshme në minj, por kjo ua hap dyert masave terapeutike të cilat mund t’i ndihmojnë njerëzit për ta ndalur pirjen e duhanit dhe për të mos u trashur”.

“Shumë njerëz mundësia e trashjes pas ndaljes së pirjes së duhani i destimulon që të lënë cigaren, por zbulimet tona sugjerojnë që ilaçet të cilat nxisin receptorin e nikotinës alfa-3 beta-4 mund të ndihmojnë që ish-duhanpirësit ta mbajnë peshën normale trupore”, tha dr. De Biasi.


(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment