Lopa impresionon pronarin me inteligjencën e saj(VIDEO)

Një fermer irlandez, tufa e lopëve e të cilit iknin çdo natë nga stalla, mbeti i tronditur kur instaloi kamerën dhe zbuloi sesi kafshët dilnin jashtë.

Tom Grant tha se çdo natë mbyllte derën me çelës, për të gjetur lopët jashtë.

Ai, deklaroi për mediet irlandeze, se kishte dyshuar që disa djem ishin përpjekur të vjedhin ndonjë lopë, dhe shtoi se ishte i vendosur në synimin për të kapur “hajdutët”.

Ai vendosi kamerën në stallë dhe kuptoi se për gjithçka ishte fajtore lopa me emrin Daisy. Siç tregoi xhirimi, Daisy hapte derën me gjuhë dhe dilte, dhe me të lopët e tjera. Isha i habitur! Kurrë nuk kam parë diçka të tillë dhe mendoj se fjala është për një lopë shumë inteligjente”, tha Grant.





(kuriozitete.net)

No comments:

Post a Comment