Shqipëria dhe Kosova me Abetare të përbashkët

Autoritetet arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës, janë duke bashkëpunuar për aplikimin e një programi, që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve. Grupe të ekspertëve do të nisin me përpilimin e një Abetareje të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë.

Projekti për hartimin e një teksti Abetareje të përbashkët, që të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse, është shumë afër realizmit.

Zyrtarët e arsimit në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë nënëshkruar një marrëveshje kooperimi, që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor.

Zëvendësministrja e Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj, duke veçuar marrëveshjen që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës, thotë se unifikimi i teksteve është një proces i natyrshëm, që zbatohet me lehtësi pasi, sipas saj, edhe vetë strukturimi edukativ publik në të dy shtetet ka ngjashmëri.

Vlerësohet se një standardizim gjuhësor, sipas modelit evropian, do të ndihmonte të gjithë ata nxënës dhe prindër të tyre që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment