Shqipëri – Mali i Zi miqësore më 10 gusht.

Kombëtarja shqiptare e futbollit më 10 gusht ka caktuar të zhvillojë ndeshjen miqësore të radhës me kombëtaren e Malit të zi.
Në ndeshjen e fundit miqësore midis dy ekipeve, të zhvilluar në Podgorice, kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0 me golin e Hamdi Salihit.

Kjo miqësore zhvillohet para takimit me Francën (2 shtator) për kualifikueset e Euro 2012. Mali i Zi kryeson me Anglinë në grupin G të Euro 2012 me nga 11 pikë.

Aktualisht, Mali i Zi renditet në vendin e 24-të në FIFA, ndërkohë që për muajin maj, Shqipëria pozicionohet në vendin e 50-të.


(ama-news.al)


No comments:

Post a Comment