Shprehja e fytyrës varen nga vetullat.

Nëse gaboni gjatë shkuljes së vetullave, atëherë trashësinë, gjatësinë, e bile edhe harkun e vetullave ta korrigjoni me anë të lapsit për vetulla.


Para se ta merrni në duar pincën për shkuljen e vetullave, duhet ta dini se, me ndryshimin e formës së vetullave, do të ndryshohet edhe pamja e përgjithshme e fytyrës, duke shtuar, ose duke zvogëluar bukurinë tuaj.

Me anë të vetullave mund të fitohen shprehje të ndryshme të fytyrës, si shprehja e habisë, gëzimit, hidhërimit, melankolisë…

Nëse gaboni gjatë shkuljes së vetullave, atëherë trashësinë, gjatësinë, e bile edhe harkun e vetullave ta korrigjoni me anë të lapsit për vetulla.

Por, duhet të keni kujdes, që të përdorni lapsin me ngjyrë sa më të ngjashme me ngjyrën e flokëve tuaja. Duhet të keni kujdes në harkun e natyrshëm të vetullave.

Vetullat e ngritura janë shenjë e një personi dinamik, të padurueshëm dhe impulsiv, kurse personat emotivë dhe të butë, kanë një hark të vetullave më pak të theksuar.

Femrave me fytyrë të rrumbullakët u përshtaten vetullat e holla me një hark të lartë, të cilat e bëjnë fytyrën të duket më e gjatë.

Te forma katrore e fytyrës, e cila karakterizohet me nofulla më të theksuara dhe me faqe më të gjera, vetullat do të duhej të ishin të formësuara në një hark më pak të pjerrët.

Fytyra e ngushtë, e zgjatur, kërkon vetulla gati të drejta, derisa femrat me formë ovale të fytyrës, mund të përcaktohen për çdo formë të vetullave.

(femina.al)



No comments:

Post a Comment