Shkup, protestat nuk do ndalen

Kryeqyteti i Maqedonisë prej ditësh është përfshirë në protesta kundër “brutalitetit policor’, protestuesit kanë dalë edhe në qytete të tjera të vendit. Protesta nisën në shenjë revolte kundër vrasjes së djaloshit 22-vjeçar Martin Neshkovski në sheshin Maqedonia në Shkup.
Ata kanë lajmëruar protestë të madhe në ditën kur do të krijohet Parlamenti i ri dhe deri atëherë do të tubohen për çdo ditë te shtëpia përkujtimore e “Nënës Terezë” nga ku do t’i fillojnë protestat nëpër rrugët e Shkupit siç thanë, “që mos të humbet vota e tyre dhe më në fund drejtësia të jetë e kënaqur”, raportojnë mediat vendase.

Ata protestojnë me parrullat: “Mjaft më ishte heshtje”, “ As Biljana nuk lanë gjithçka”, “Jeta është më e madhe se partia” , “Ndal brutalitetit policor” ose “Alfishizëm”.

Në mbështetje të protestave ka qenë kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, ndërkohë që të dielën, të rinj dhe të moshuar spontanisht u tubuan për të dhënë përkrahjen kundër brutalitetit policor në Maqedoni.

Qytetarët kërkuan dorëheqje të ministres Gordana Jankullovska dhe të zëdhënësit Ivo Kotevski.
(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment