81 vjeçarja jep provimin e maturës

Një e moshuar italiane i rikthehet studimeve në moshën 81 vjeçare, 66 vite pas luftës ku veriu i Italisë u bombardua në nëntor të vitit 1944.

Annamaria Iommi vendosi që t’i rikthehet provimeve për të marrë diplomën e shkollës së mesme, të cilën nuk e mori dot për shkak se shkolla e saj u kthye në atë kohë në një garnizon gjerman.

Tashmë ajo do të japë provimet në të njëjtin institucion shkollor, ku 66 vite më parë duhej të jepte provimin e maturës. Annamaria sot është 81 vjeçare dhe ka disa probleme shëndetësore që e detyruan të bëjë një implant duke vendosur në zemër një stimulues kardiak.

Pavarësisht kësaj, në shtator të vitit të kaluar ajo ka pranuar sfidën e nipit të saj i cili e regjistroi pa dijeninë e saj në shkollën e natës për të përfunduar maturën dhe për të marrë diplomën e shkollës së mesme.




(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment