Shkup, PDSH në opozitë: Jo pjesë e koalicionit

Partia Demokratike Shqiptare nuk do të jetë pjesë e asnjë kombinatorike për pjesëmarrje në përbërjen e re qeveritare.
Kështu të paktën thonë jo zyrtarisht në partinë e Thaçit. Në këtë partinë hedhin poshtë edhe takimin e inskenuar në qarqe të ndryshme në Tiranë mes krerëve të PDSH-së dhe BDI-së me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

“Në nuk do të jemi pjesë e qeverisë se re, pasi që platforma jonë dallon shumë nga ajo e BDI-së dhe partive tjera dhe për realizimin e saj nevojitet një mbështetje më e madhe. Për momentin jemi të përcaktuar për të përforcuar kapacitetet tona si parti dhe veprimin tonë në opozitë”, thonë në partinë e Thaçit. Në këtë subjekt i cili në zgjedhjet e 5 qershorit morri 8 deputet, mohojnë çfarëdo biseda me ndonjërën parti maqedonase për të hyrë në koalicionin qeveritar.

Nga partia më e madhe opozitare shqiptare hedhin poshtë edhe zërat të cilët mbrëmë janë plasuar në opinion nga një televizion i afërm me VMRO-DPMNE-në, se Gruevski mund të bisedojë edhe me PDSH-në për koalicionin e ardhshëm.

Sipas burimeve të kësaj medie, kryeministri Gruevski mund të negocioj edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit për formimin e Qeverisë së re dhe se me këtë parti që fitoi 8 deputetë do të siguronte një maxhorancë prej 63 deputetëve. 

(24-ore.com)


No comments:

Post a Comment