Jahjaga: Demokracia në duart e gjyqtarëve.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka vlerësuar se niveli i demokracisë dhe funksionimi i sistemit gjyqësor në Kosovë varet në masë të madhe, nga puna e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët duhet të jenë të paanshëm, të ndershëm dhe të pa kompromis në zbatimin e ligjit.
Këtë deklaratë ajo e ka dhënë gjatë takimit me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor e njoftoi presidenten me punën që po bën Këshilli, sikundër dhe me angazhimet e tij në fushën e gjyqësorit në Kosovë, thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.
Presidentja Jahjaga tha se pavarësia dhe paanësia e sistemit gjyqësor është një nga shtyllat e demokracisë në vend. 

(albeu.com)


No comments:

Post a Comment