Shkëndija e nis rrugëtimin evropian nga Beogradi, Renova me irlandezët e Veriut.

Futbollistët e Shkëndijës në javën e dytë eliminatore të Ligës së kampionëve do të ndeshen me përfaqësuesin serb, partizan nga Beogradi, kështu është vendosur në Nyon të Zvicrës.
Ndeshja e parë do të luhet më 12 dhe 13 korrik në Beograd, kurse revanshi një javë më pas në Shkup.

Trajneri i kuqezinjve nga Tetova, Qatip Osmani tha se Partizani është favorit, por favoritët nuk fitojnë çdoherë. Ai shtoi se skuadra e tij do të përatitet maksimalisht për ndeshjen e 12 korrikut në Beograd.

“Ndoshta njëri nga kundërshtarët më të vështirë, por megjithatë nëse e shihni çdo skuadër aty është e fortë. Pa marrë parasysh se për cilën skuadër bëhet fjalë ne përgatitemi dhe besoj se deri në ndeshjen e 12-të korrikut do të jemi gati. Partizani është favorit në letër, por nuk fitojnë çdo herë favoritët. Mendoj se nuk është hendikap që ndeshja e parë luhet në Beograd., përkundrazi për Shkëndijën është mirë që ndeshja e parë luhet atje. Besoj se edhe në Shkup, tifozët do të jenë aty dhe do na përkrahin”, tha Qatip Osmani, trajner i Shkëndijës.

Edhe kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi tha se Partizani është favorit, por pret befasi nga kjo sfidë.

“Kundërshtari më i padashur për mua, por ky është shorti. Kjo ndeshje ndoshta mund të jetë një ngarkesë për ne për shkak problemit politikë. Mendoj se Partizani është favorit, por ne s’dorëzohemi. Do të duhet të përgatitemi mirë brenda këtyre 25 ditëve. Jemi për të luajtur futboll.

Duhet të jemi syçelë, sepse shumë çka varet nga ne. Realisht pres befasi, ndoshta edhe të kualifikohemi. Është përparësi e jona se ndeshja e parë luhet në Beograd”, tha ai.

Kampionia e Shqipërisë, Skënderbeu në eliminatoret e Ligës së Kampionëve do të përballet me APOEL-in e Qipros


Renova përballë Glentoran

Skuadra e Renovës në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës Europa do të përballet me Glentoran të Irlandës së Veriut. Skuadra e dytë nga Maqedonia, e cila do të luajë në xhiron e parë Rabotniçki këto eliminatore do t’i hapë me skuadrën e Trans. Trajneri i skuadrës së Renovës, Bylbyls Sokoli edhe pse ekipin e tij e braktisën diku 65 përqind e futbollistëve të cilët ishin bartës të lojës në sezonin e kaluar, tha se nuk do të zhgënjejnë.

“Unë jam optimistë se do të kemi një prezantim të mirë dhe assesi nuk do të dorëzohemi. Do të mundohemi që kundër Glen Toranit të krijojmë epërsi në takimin e parë që të kemi më lehtë në takimin e dytë. Kur them kështu them se ende nuk kam informacione rreth mënyrës së lojës dhe fuqisë së individëve, lojtareve të Glen Toranit. Forcën e tyre nuk mund ta paraqes në këtë moment të informative fillestare”, tha Sokoli.

“Si do që te jetë ne vazhdojmë punën dhe përgatitjen e ekipit në përgjithësi. Së pari do të thotë nuk do të heqim dorë nga reformimi gjegjësisht ndërrimi i kësaj gjenerate e cila ka dhënë shumë për Renovën dhe kanë arritur suksese të respektueshme. Si do që të jetë për Renovën do të jetë një rast i mirë të dëshmohet në arenën ndërkombëtare. Unë besoj se këtë rast nuk do ta lëshojmë lehtë, do të mundohemi të japim maksimumin”, shtoi Sokoli.

Nëse Renova dhe Rabotniçki do të kishin kaluar në rrethin e dytë atëherë do të përballeshin me Vorskllan e Ukrainës gjegjësisht me Juvenes Dogana të San Marinos. Skuadra e Metalurgut e cila si fitues i Kupës së Maqedonisë, siguroi kualifikimin në xhiron e dytë eliminator do të përballet me skuadrën bullgare të Lokomotiv nga Sofje. Ekipet e Shqipërisë, përfaqësuese në Liga Evropë Vllaznia dhe Flamurtari në ndeshjet e para do të jenë mysafir të Birkirkara gjegjësisht Buduçnostit.


Box: Trajneri i Partizanit, Stanojeviç; Shpresoj se ndeshja e kthimit të luhet në Shkup

Trajneri i skuadrës së Partizanit, pas hedhjes së shortit për mediat serbe, ka thënë se skuadra e tij është favorit në këtë përballje, duke shfaqur shpresën se ndeshja e kthimit do të zhvillohej në Shkup e jo në Tetovë. “Kemi pasur mundësi të marrim kundërshtar më të lehtë por edhe më të vështirë. Shpresoj se ndeshja e kthimit do të luhet në Shkup dhe do kemi përkrahjen e fansave tonë. Partizani kundër çdo skuadre në këtë fazë është favorit”, ka thënë Stanojeviç.


LK, parakualifikimet:

Tre Fiori (San Marino) - Valletta (Maltë)

Santa Coloma (Andorë) - Dudelange (Luksemburg)


LK, java e dytë paraeliminatore:

Maccabi Haifa - Borac Banja Luka

Mogren - Litex Loveç

NK Maribor - Fituesi i ndeshjes Santa Coloma/Dudelange

Skenderbeu - APOEL

Slovan Bratislava - Tobol

Sturm Graz - Videoton

Zestafoni - Dacia Kishnjev

Dinamo Zagreb - Neftçi Baku

Pjunik - Viktoria Plzen

Partizan - Shkëndija’79

Fituesi i ndeshjes Tre Fiori/Valletta - Ekranas

Malmö - Torshavn

Shamrock Rovers - Flora Talin

Rosenborg - Breidablik

HJK Helsinki - Bangor City

Skonto Riga - Visla Krakov

Linfield - BATE Borisov

(lajmpress.com)



No comments:

Post a Comment